Sigurimet paguajnë më shumë dëme, rritet presioni mbi tregun

Tregu i sigurimeve ka shënuar rritje të pagesave të dëmeve në dy muajt e parë të vitit, veçanërisht për sigurimet motorike.
Kompanitë kanë paguar rreth 1.3 miliardë lekë dëme, 16% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Ndërkohë, të ardhurat nga primet e sigurimeve të Jo-Jetës arritën në rreth 3.56 miliardë lekë, me një rritje më të moderuar prej 3%.
Diferenca mes ritmit të rritjes së dëmeve dhe primeve po ushtron presion mbi kompanitë e sigurimeve, sidomos në segmentin e sigurimit të detyrueshëm motorik.
Ndikim të rëndësishëm ka dhënë sistemi bonus-malus, ku rreth 96% e drejtuesve përfitojnë ulje të primeve për shkak të historikut pa aksidente.
Megjithatë, rritja e aksidenteve, kostove të riparimit dhe çmimeve të pjesëve këmbimi po shton detyrimet e kompanive, duke e bërë më sfiduese balancën financiare të tregut.
LEXO EDHE: Portofoli i risiguruesve të SIGAL/ Garanci dhe ekspertizë ndërkombëtare