E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, zjarr në brezin kufitar me Greqinë

Gjirokastër- Shënohet e para vatër zjarri në Gjirokastër për këtë verë. Sipas burimeve zyrtare të pforcave zjarrfikëse bëhet e ditur se një zjarr i fuqishëm ka përfshirë brezin kufitar Greqinë.

”Zjarri është evidentuar mes fshatrave Llongo dhe Llovinë në Dropullin e Sipërm të Gjirokastrës”- thanë burimet policore.

Falëkt kanë përparuar shumë shpejt dhe forcat zjarrfikëse me mjetet e tyre së bashku me forcat policore po punojnë ende për të mundësuar izolimin e vatrës dhe shuarjen e tij, ndonëse mësohet se është e vështirë.

Mësohet se forca policore dhe zjarrfikëse do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në gatishmëri për çdo të papritur të mundshme.

Ende nuk bëhet e ditur se çfarë pasojash ka nga zjarri i madh. Të dhënat e para flasin për djegie kullotash dhe nuk raporojnë dëme në banesa apo njerëz. Por, sqarohet se për të dhëna të sakta do të pritet pasi të vihen nën kontroll flakët.

“Një grup hetimor do të nisë ekspetizën pas izolimit të vatrës për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”- thanë të njëjtat burime.

Ndërkohë prefekti i Gjirokastrës ka kërkuar vetëm pak kohë më parë nga blutë e Gjirokastrës angazhim maksimal për mbrojtjen e sipërfaqeve nga zjarret dhe vendosjen e zjarrëvënesve përpara përgjegjësisë ligjore, duke mos lejuar asnjë tolerim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›