E Hënë, 2 Nëntor 2026

Solli veshje kontrabandë nga Greqia me vlerë 100 mijë euro, arrestohet shoferi i autobusit

Një shofer autobusi është arrestuar pasi gjatë kontrollit në pikën kufitare të Kapshticës i janë gjetur veshje kontrabandë të sjella nga Greqia.

Gjatë kontrollit në vijën e dytë, efektivët zbuluan se në autobus ndodheshin veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.

Malli i sekuestruar kapte vlerën e rreth 100 mijë euro.

Në pranga përfundoi drejtuesi i autobusit 54-vjeçari N. Z., banues në fshatin Neviçisht të Korçës, i cili do të përballet me veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›