E Martë, 3 Nëntor 2026

Starmer: Mirënjohës Shqipërisë për partneritetin shumë të fortë, po tregon lidership

TIRANË, 15 maj /ATSH/ Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku zhvilloi sot një takim dypalësh me kryeminsitrin shqiptar Edi Rama, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve si dhe Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Starmer e cilësoi vizitën si një moment historik dhe thelbësor për të ardhmen e bashkëpunimit strategjik.

Në fokus të diskutimeve ishin çështjet e sigurisë dhe migracionit të paligjshëm. Kryeministri britanik tha se vizitoi Portin e Durrësit, ku vlerësoi bashkëpunimin mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike për luftën ndaj krimit ndërkufitar.
Starmer vlerësoi uljen e numrit të gomoneve si një arritje konkrete e bashkëpunimit.

“Është vërtetë privilegj për mua që jam kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që vij këtu për një takim dypalësh nëpërmjet vendeve tona dhe mendoj se kjo është me të varet diçka madhore pasi pasqyron lidhjen e fortë midis dy vendeve tona dhe vërtetë jam shumë i kënaqur pasi e diskutuam këtë gjë që në javën e parë që u bëra kryeministër, që ne kemi pasur mundësinë të vijmë në Shqipëri dhe të organizonim këtë takim dypalësh. Natyrisht si pjesa që i paraprin samitit nesër”, tha Starmer.

“Urime për fitoren zgjedhore këtë javë dhe në fakt është vërtet gjë e madhe që jam këtu në Shqipëri, për të hapur atë që unë e shoh si kapitullin e radhës në marrëdhënien e fortë midis dy vendeve tona duke ofruar siguri dhe rritje këtu në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu për mua kjo është një mundësi për të parë nga afër sesi po punojnë së bashku dy vendet tona për problemet më madhore me të cilat ne përballemi”, u shpreh Starmer.

“Sot isha në Portin e Durrësit ku pashë përpjekjet tona të përbashkëta për të goditur krimin ndërkufitar. Autoritetet ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar që punojnë krah për krah me njëri-tjetrin. Siç e kam thënë edhe në dokumentin e bardhë që ne votuam ditën e hënë kufijtë e sigurt të vendit tonë janë qendrore dhe jetike për planin tonë të ndryshimit. Njerëzit meritojnë një sistem migracioni që është i drejtë dhe që funksionon jo vetëm për interesin tonë kombëtar, por edhe që rivendos logjikën dhe kontrollin në kufijtë tanë”, vijoi Starmer.

“Ju jam mirënjohës ju për mbështetjen tuaj dhe udhëheqjen tuaj të guximshme për çështjet e migracionit me të cilën përballet kontinenti ynë dhe progresi që ne kemi pasur në uljen e numrit të gomoneve ka qenë një ulje vërtetë e konsiderueshme dhe ky është një mesazh dhe shembull i qartë i asaj që mund të arrihet ku dy vende punojnë ngushtë me njëra tjetrën. Taskforca jonë e përbashkët kanë përveshur mëngët kanë ecur para kanë punuar sesa thjesht të shkruanin letra dhe kanë funksionuar për të frenuar migracionin e paligjshëm”, tha Starmer.

Në kuadër të bashkëpunimit ligjor, Starmer kujtoi edhe marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar në Shqipëri.

“Kemi edhe marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar, sepse në dëshirojmë që këta të dënuar ta vuajnë dënimin këtu në Shqipëri. Kemi mbështetur të rinjtë që ta kenë jetën e tyre në Shqipëri”, tha Starmer.

Gjithashtu, Starmer bëri të ditur edhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, përfshirë prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake.

Starmer vlerësoi kontributin e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe partner në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus. Ai shprehu mirënjohje për trajnimin e trupave ukrainase nga pala shqiptare në kuadër të operacionit ‘interflex’ në Mbretërinë e Bashkuar.

“Partneriteti i vendeve tona shkon përtej bashkëpunimit për sigurinë e kufijve tanë, pra Shqipëria është një aleat i fortë i NATO-s dhe partner kyç në luftën e Ukrainës kundër agresionit rus. Kjo është shumë e rëndësishëm në një moment të tillë duke përfshirë këtu edhe mbështetjen tuaj për trajnimin e trupave ukrainase në Mbretëria e Bashkuar si pjesë e operacionit interflex. Vetë kam qenë për ta parë këtë trajnim që bëhet disa herë dhe më ka lënë shumë përshtypje si një shembull shumë i mirë i kombeve tona që punojnë së bashku për të arritur një qëllim të përbashkët”, u shpreh ai.

“Për këtë arsye kam kënaqësinë që të shprehem këtu për thellimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë një partneritet që do të thellojë bashkëpunimin tonë në fushat e mbrojtjes, sigurisë do të pengojë dhe frenojë migracionin e parregullt si dhe aktivitetin kriminal ndërkufitar si dhe do të maksimizojë potencialin që ne kemi për investime në infrastrukturë në rritje në veçanti në sektorin e mbrojtjes.

“Jam shumë i kënaqur për deklaratën tonë të përbashkët që ne kemi për bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes dhe do të punojmë së bashku për prodhimin dhe shitjen e automjeteve ushtarake një deklaratë e qëllimit që do të thotë se në dëshirojmë të fuqizojmë sigurinë kombëtare dhe novacionin si dhe rritjen ekonomike të kombeve tona”, tha Starmer.

Starmer shtoi se “ky është një moment të cilin shtetet evropiane duhet të qëndrojnë së bashku të bëjnë qendrësë ndaj agresionit rus në kontinent. Më vonë do të vizitoj trupat shqiptare dhe ato të MB-së që po punojnë së bashku për të mbrojtur lirinë tonë dhe qytetarët tanë sepse këto janë pra vijat e para të betejës së Ukrainës me vlerat e perëndimit dhe kjo është arsyeja se në do të vazhdojmë këtë punë të përbashkët për trupat dhe ajo që po bëjmë për Ukrainën është një dëshmi e qartë e asaj që ne po bëjmë dhe po punojmë në formë kaq efikase. Por është mbrojtja e Ukrainës që do të bëhet dhe në do të udhëheqim me të gjitha përpjekjet tona”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Starmer theksoi rëndësinë e bashkimit evropian në këtë moment kritik.

“Ju jam shumë mirënjohës, juve, Shqipërisë për këtë partneritet shumë të fortë për këtë betejë tonë duke treguar lidership në gjithë botën pra ju nesër do të mirëprisni të gjithë udhëheqësit që do të mirëprisni për Komitetit Politik Evropian duke u fokusuar tek siguria evropiane. Në këtë moment kritik ne po përçojmë një mesazh shumë të qartë që Evropa është e bashkuar, jemi të fortë jashtë nesh, jemi të sigurt brenda në shtëpitë tona po thellojmë partneritete tona me aleatët Evropiane dhe ishte privilegj për mua që kam qenë këtu”, përfundoi kryeministri britanik. /j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›