128 infermierë të rinj në Shkodër, Pjetri: Vitin e shkuar u punësuan 80-të

128 infermierë të rinj pritet të diplomohen këtë vit akademik në degën Infermieri e përgjithshme pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.
Shefi i Departamentit, Emiljano Pjetri tregon se mes tyre janë 25 studentë ekselentë. “Pranë programit të studimit të Infermierisë së përgjithshme kemi rreth 128 studentë ku 25 prej tyre janë ekselentë, tha Pjetri.
Pjetri tregon se vitin e shkuar u punësuan 80 infermier, kjo në bazë edhe të portalit “Infermier për Shqipërinë”. “Përqindja është e lartë, vitin e fundit janë gati 80 të punësuar”
Dega Infermieri e përgjithshme prej vitesh është dega më e kërkuar në universitetin e Shkodrës ku kuotat plotësohen që në raundin e parë.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/