E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie lehtë euroja, dollari nuk ndryshon në raport me lekun

TIRANË, 9 prill  /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten dollari amerikan nuk ndryshoi në raport me lekun që forcoi pozitat kundrejt valutave të tjera. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 82,07 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Monedha e përbashkët europiane, këmbehet me 95,83 lekë ose 0,05 lekë më pak. Në pozita të trendit rënës në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane. Monedha britanike këmbehet me 110,01 lekë ose 0,17 lekë më pak dhe franga zvicerane  këmbehet me 103,74 lekë ose 0,38 lekë më pak se ditën e mërkurë. /j.p/
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 82.07 0.00
Euro EUR 95.83 -0.05
Poundi Britanik GBP 110.01 -0.17
Franga Zvicerane CHF 103.74 -0.38
Jeni Japonez (100) JPY 51.62 -0.20
Dollari Australian AUD 57.70 -0.08
Dollari Kanadez CAD 59.24 +0.04
Korona Suedeze SEK 8.81 -0.05
Korona Norvegjeze NOK 8.61 +0.03
Korona Daneze DKK 12.82 -0.01
SDR SDR 112.41 +0.68
Ari(OZ 1) XAU 387720.84 -5,932.84
Argjend(OZ 1) XAG 6065.79 -237.43
Juani Kinez (onshore) CNY 12.00 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 12.00 -0.02
Lira Turke TRY 1.84 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›