E Martë, 3 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët bërthamorë të OKB-së

TEHERAN, 2 korrik /ATSH-DPA/ – Irani ka miratuar pezullimin e përkohshëm të bashkëpunimit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

“Presidenti indian, Masoud Pezeshkian ka nënshkruar legjislacionin përkatës”, raportoi sot agjencia e lajmeve “Tasnim”.

Vendimi do të thotë që Irani nuk do të lejojë inspektorët e IAEA-s në vend derisa të garantohet “siguria” e objekteve të tij bërthamore.

“Që kjo të ndodhë, organizata me qendër në Vjenë duhet të dënojë sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit dhe të njohë programin bërthamor iranian”, tha kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf, ditët e fundit.

Shumë detaje të rregullores së re mbeten të paqarta.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane, inspektorët bërthamorë të IAEA-s janë ende në vend – megjithatë, atyre nuk u lejohet qasja në objektet bërthamore.

Një armëpushim midis Iranit dhe Izraelit është tani në fuqi. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›