TEL AVIV – Izraeli gjen trupat e pajetë të dy pengjeve gjatë një operacioni ushtarak në Gaza

TEL AVIV, 5 qershor /ATSH-DPA/ – Trupat e pajetë të dy pengjeve izraelite u gjetën gjatë një operacioni ushtarak në Rripin e Gazës, deklaruan autoritetet izraeliane, ndërsa qendrat e ndihmës të lidhura me një fondacion humanitar kontrovers përgatiten të rihapen.
Pengjet u identifikuan si 72-vjeçari Gadi Haggai dhe gruaja e tij 70-vjeçare Judih Weinstein.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se “së bashku me të gjithë qytetarët e Izraelit, unë dhe gruaja ime shprehim ngushëllimet tona më të thella familjeve të tyre të dashura. Zemrat tona janë të rënda nga kjo humbje e tmerrshme. Qoftë i bekuar kujtimi i tyre”.
Ushtria izraelite tha se trupat u gjetën në një operacion të përbashkët special me Shin Bet, agjencinë e inteligjencës vendase, në zonën Khan Younis të Gazës jugore.
Një deklaratë nga kibuci i Nir Ozit, ku jetonte çifti, u tha se ”ata u kthyen në vendbanim dhe tani do të varrosen denjësisht”.
Familja u njoftua për vdekjen e tyre në dhjetor 2023.
Izraeli supozon se çifti u vra në sulmin terrorist të 7 tetorit 2003, kur Hamasi dhe militantë të tjerë palestinezë hynë në Izraelin jugor duke vrarë rreth 1 200 njerëz dhe duke marrë më shumë se 250 pengje.
Sipas burimeve izraelite, besohet se të paktën 20 pengje janë gjallë në Rripin e Gazës./ /os/