E Martë, 3 Nëntor 2026

SEUL – Arrihet marrëveshja Poloni-Kore e Jugut për dërgesën e dytë të tankeve K2

SEUL, 2 korrik /ATSH/ – Polonia ka përfunduar negociatat me “Hyundai Rotem” të Koresë së Jugut për të marrë një grup të dytë tankesh K2 dhe planifikon të nënshkruajë një kontratë, njoftoi sot  agjencia e prokurimit të mbrojtjes e Koresë së Jugut.

“Vlera specifike e kontratës do të zbulohet më vonë”, tha në një deklaratë Administrata e Programit të Përvetësimit të Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

“Marrëveshja për furnizimin e 180 tankeve vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 6,5 miliardë dollarë”, raportoi Agjencia e Lajmeve “Yonhap”.

Kompania e prodhimit të armëve “Hyundai Rotem” nuk ka dhënë një deklaratë të menjëhershme./Ad.Ab./ /

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›