TEL AVIV – Spitali izraelit sulmohet nga raketat iraniane, raportohen dhjetëra të plagosur

TEL AVIV, 19 qershor /ATSH-DPA/- Një spital në jug të Izraelit u godit sot gjatë një vale masive raketash iraniane.
Një raketë goditi Spitalin Soroka në Beersheba duke shkaktuar dëme të mëdha në repartin e kirurgjisë.
Pati gjithashtu sulme në vende të tjera në Izrael, përfshirë zonën e Tel Avivit, ku u lëshuan më shumë se 20 raketa. Një total prej të paktën 25 personash u plagosën, përfshirë të paktën tre persona në gjendje shumë te rëndë.
Ministri izraelit i Shëndetësisë, Uriel Buso e përshkroi sulmin iranian si “një sulm terrorist që e kishte kaluar vijën e kuqe” – duke e quajtur atë një krim lufte.
Sipas raporteve fillestare, vetëm disa persona ishin plagosur në spital.
Agjencia Iraniane e Lajmeve “Tasnim” – e cila është e lidhur me Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – tha se objektivi kishte qenë një bazë ushtarake dhe jo spitali.
“Që nga fillimi i konfliktit javën e kaluar, një total prej 639 personash janë vrarë në Iran, përfshirë të paktën 263 civilë”, sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA), një grup aktivistësh iranianë me qendër në SHBA.
Organizata mbështetet në të dhëna zyrtare dhe raportet lokale.
Në Izrael, deri më tani janë raportuar 24 vdekje, të gjithë civilë, sipas palës izraelite. //a.i/