E Enjte, 5 Nëntor 2026

TURQI – Erdogan kritikon vendimin e SHBA-së për të lejuar Ukrainën të përdorë armët amerikane në Rusi

STAMBOLL, 20 nëntor /ATSH-DPA/- Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi sot vendimin e SHBA-së – për të lejuar Ukrainën të përdorë armët amerikane me rreze të gjatë veprimi – kundër objektivave në Rusi.

“Ne jo vetëm që e konsiderojmë këtë vendim si të gabuar, por gjithashtu nuk e miratojmë atë”, tha Erdogan sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve “Anadolu”.

Presidenti turk thuhet se paralajmëroi gjithashtu për përhapjen e konfliktit.

Sipas raporteve të medieve amerikane, presidenti amerikan në largim Joe Biden i ka lejuar Ukrainës të përdorë raketat ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 300 kilometra, kundër objektivave në Rusi, në përgjigje të dislokimit të ushtarëve koreano-veriorë në Moskë.

Moska tha dje se Ukraina kishte sulmuar me armët amerikane me rreze të gjatë veprimi në objektivat ruse.

Shtabi i përgjithshëm i Ukrainës konfirmoi sulmin ndaj një depoje municionesh ruse pranë qytetit të Karachevit.//a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›