E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksat vendore miratohen pa votat e opozitës

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar pa votat e opozitës ndryshimet në ligjin për taksat vendore. Pas debateve mes dy grupeve politike, tashmë ligji pritet të dërgohet në parlament për votim. 

Sipas përfaqësuesve të qeverisë, Zv.Ministrit të Financave Florion Mima dhe këshilltarit të kryeministrit Petraq Milo, ndryshimet në fjalë kanë marrë parasysh të gjitha grupet e interesit.

Ndryshimet në ligjin për taksat vendore konsistojnë në rritjen e taksës së pasurisë, përkatësisht në 65 lekë/metër katror brenda unazës, dhe 45 lekë/metër katror jashtë unazës së Tiranës, në një kohë që pushteti vendor përveç kësaj takse do të ketë nën administrimin e tij edhe taksën e qarkullimit, atë të peshkimit etj.

 Një nga grupet më të mëdha që janë shprehur kundër ndryshimeve kanë qenë pikërisht ndërtuesit, të cilët kanë deklaruar se rritja e kostove të ndërtimit duke filluar që me rritjen e çmimeve, dhe rritja e taksave vendore do të ndikojnë në uljen e ritmeve të ndërtimit, madje në rastin më të keq, do të çojnë në një falimentim të kompanive të ndërtimit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›