Tatangelo: Dashuria me Gigin, një ëndërr
Anna Tatangelo ka tashmë në dorë suksesin, por nuk ndalet me kaq. Në një intervistë të dhënë për “Donna moderna”, këngëtarja 21-vjeçe rrëfen ëndrrën e saj.
“Të arrij në nivelin e Minës dhe të Pausinit jashtë Italisë. Duhet të mësoj të luaj në piano dhe nga shtatori do të nis të mësoj anglisht dhe spanjisht”.
Vajza duket ambicioze, por edhe në kulmin e gëzimit për historinë e saj të dashurisë me Gigi D’Alessio. "Kur ke arritur lumturinë, ke shumë frikë dhe kur nuk je e lirë të jetosh historinë tënde provon shumë trishtim. Sepse nuk mund ta shijosh si çdo vajzë tjetër e moshës tënde”- thotë ajo, duke kujtuar periudhën kur Gigi ishte akoma i martuar me Carmelën dhe asaj i duhet të bënte vetëm të dashurën.
Në Sanremo nuk ia doli deri në fund dhe donte të bërtiste me të madhe për ndenjën e saj përpara telekamerave.
“Kur mbërrita në finalen e festivalit, doja të bëja pjesë të kënaqësisë sime edhe atë, që ishte i pari që besoi tek arritja ime. Po ashtu edhe producenti im. E ndjeva të falenderoja në atë mënyrë dhe ndodhi apokalipsi”.
Por për vajzën kurajoze, kjo nuk ka rëndësi. Sipas saj, kur dashuria të bën të ndjehesh mirë nuk ka nevojë për skrupuj dhe pyetje, sepse përtej të gjithave, jetohet një herë të vetme. Tani ndihet shumë e qetë, por pas disa vitesh nuk di të thotë se çfarë mund të ndodhë.
“Nuk jam një magjistare. Kam një njeri që më do dhe më respekton dhe kjo është gjëja me e rëndësishme. Fjalët kalojnë, dashuria e vëretetë, të mbush jetën”- thotë ajo duke qeshur.