E Diel, 1 Nëntor 2026

Asgjësohen 5.6 kv artikuj ushqimorë të skaduar

Elbasan- Grupe të inspektimit ushqimor nisur nga ditët e nxehta që po regjistrohen kanë ndërmarrë kontrolle intensive për gjendjen e tregut ushqimor në subjekte prodhuese, si dhe në subjekte të ushqimit social.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Shkëlqim Elezi, konfirmoi se “gjatë muajit qershor jane ushtruar 100 kontrolle në subjektet e sipërpërmendura”.

Nga kontrollet janë bllokuar dhe asgjësuar një sasi prej 5.6 kv artikuj ushqimorë, me një vlerë prej 72 mijë lekësh, për tejkalim të afateve të përdorimit. Ndërsa janë pajisur me leje tekniko- teknologjie të përsëritura 11 subjekte.

Grupet e inspektimit ushqimor vazhdojnë kontrollet e shitjes së produkteve ushqimore në të gjithë subjektet, si edhe në zonat turistike të Elbasanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›