Të akuzuar për dhënie ndihme për emigrim të paligjshëm dhe vjedhje, dy të rinj ekstradohen nga Italia e Gjermania

Dy persona janë ekstraduar nga Italia dhe Gjermania për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Vjedhje”.
Nga Italia është ekstradohet një 29-vjeçar i akuzuar nga GJKKO-ja, për dhënie ndihme për emigrim të kundërligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.
“29-vjeçari, lindur në Dibër, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.
Gjatë periudhës 2022-2024, shtetasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, iu ka dhënë ndihmë shtetasve të ndryshëm, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë”, thuhet në njoftim.
Ndërsa nga Gjermania, ekstradohet një 20-vjeçar, i lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.
/rtsh.al/