E Premte, 6 Nëntor 2026

“Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional”- Ambasadori i SHBA, Eric Wendt prezanton prioritetet: Të gjejmë mënyra për të rritur investimet! Secili të bëjë pjesën që i takon

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Wendt ka ndarë tre prioritetet kryesore për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke e vënë theksin te mbrojtja, zhvillimi ekonomik dhe siguria.

eric wendt

Me anë të një mesazhi drejtuar popullit shqiptar, Wendt falenderon fillimisht Presidentit Donald Trump dhe sekretarin Marco Rubio që i besuan detyrën në Shqipëri.

Diplomati amerikan thotë se ambasada do të zhvillojë një ‘proces vlerësimi që do të ndihmojë në formësimin e rrugë per te ecur përpara’.

Ambasadori thekson se do te takojë në Shqipëri personalitetet nga politika, biznesi dhe fusha te ndryshme: “Do të zhvilloj takime me përfaqësues të ndryshëm politikë të zgjedhur prej jush, si dhe me zyrtarë qeveritare, drejtues ushtarak, përfaqësues të komunitetit të biznesit, të sistemit të drejtësisë si dhe drejtues të fushave të tjera”.

Prioriteti i parë, sipas ambasadorit është forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe përmbushja e detyrimeve që burojnë nga anëtarësia në NATO.

Prioriteti i dytë lidhet me zhvillimin ekonomik, përmes rritjes së tregtisë, investimeve dhe krijimit të mundësive të reja që sjellin përfitime të ndërsjella për qytetarët amerikanë dhe shqiptarë.

Ndërsa prioriteti i tretë është siguria, ku ambasadori nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit në luftën kundër krimit transnacional dhe mbrojtjen e interesave të përbashkëta.

“E para të bëhemi më të fortë. Ne forcohemi kur ndërtojmë kapacitetet të mirëfillta mbrojtëse dhe kur secili prej nesh përmbush pjesën që i takon si aleat.

E dyta është të bëhemi më të begatë. Do të gjejmë mënyra për rritur tregtinë, investimet dhe mundësitë duke sjellë përfitime të ndërsjellta për amerikanët dhe shqiptarët.

E treta është të bëhemi më të sigurt. Të bashkëpunojmë për të luftuar krimin transnacional dhe për të mbrojtur interesa tona të përbashkëta”, thuhet në mesazhin e ambasadorit amerikan, Eric Wendt.

🇦🇱 Njihuni me Eric Wendt, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri! Ndiqni mesazhin e tij, teksa ndan prioritetet për t’i bërë të dyja vendet tona më të forta, më të begata dhe më të sigurta.

🇺🇸 Meet Eric Wendt, the U.S. Ambassador to Albania! Watch as he shares his priorities for making both our nations stronger, more prosperous, and safer.

— U.S. Embassy Tirana (@USEmbassyTirana) November 6, 2026

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›