E Martë, 3 Nëntor 2026

21 Maji, Dita Botërore për Diversitetin Kulturor, propozohet të njihet si “Dita e Minoriteteve në Republikën e Shqipërisë”

Veshje tradicionale, botime, foto, piktura dhe artefakte u ekspozuan këtë të martë (21 maj) në qendrën për Hapje dhe Dialog në kuadër të Ditës Botërore të Diversitetit kulturor, nga 9 pakicat kombëtare.

Përpos ekspozimit të elementeve nga jeta e tyre e përditshme, ky takim kishte për synim të pasqyronte vlerat e diversitetit kulturor të këtyre pakicave si dhe të forcojë rrugën për të drejtat e këtij komuniteti.

21 maji njihet si Dita Botërore për Diversitetin Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. Komiteti për Pakicat Kombëtare propozojnë që kjo ditë të njihet dhe si “Dita e Minoriteteve në Republikën e Shqipërisë”.

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›