E Martë, 3 Nëntor 2026

Balla fton sipërmarrësit italianë për investime: Siguria publike në Shqipëri, mbresëlënëse

Ministri i Brendshëm Taulant Balla priti sot presidentin e rajonit të Friuli-Venecie Xhulia, Masimiliano Fedriga (Massimiliano).

Shqipërinë e vizituan vitin e kaluar rreth 1 milion turistë italianë, këtë vit ky numër pritet të dyfishohet. Ministri Balla tha se lajmi më i përhapur për vendin është certifikimi ndërkombëtar si një destinacion europian me siguri publike mbresëlënëse.

Ai nënvizoi faktin se Shqipëria ofron potenciale të mëdha në fushën e turizmit, jo vetëm për vijën e mrekullueshme bregdetare, cilësinë e ushqimit, por theksoi edhe një element kyç, siç është siguria publike për pushuesit. 

Balla tha se në mbi 10 milion turistë që erdhën vitin e kaluar, nuk u regjistrua asnjë incident serioz. Policia dhe autoritetet iu kanë ardhur në ndihmë në çdo rast që është kërkuar.

Gjithashtu Balla ftoi investitorë italian të rritin prezencën e tyre në vendin tonë në sektorë me interes, si energjia e rinovueshme apo bujqësia.

Delegacioni nga vendi mik shprehu interes jo vetëm për rritjen e numrit të shkëmbimeve turistike në dy vendet, por edhe për gjetjen e hapësirave të tjera për investime.

Ministri i Brendshëm, duke pranuar ftesën për një vizitë në Itali, propozoi mbajtjen e një Forumi në Trieste me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit, për rritje e sigurisë dhe luftën ndaj trafiqeve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›