“Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion”- Eurodeputetja Ilaria Salis: Qeveria në vend që t’i dëgjojë ka zgjedhur represionin dhe gazin lotsjellës
Eurodeputetja Ilaria Salis në ngritur shqetësimin mbi situatën politike në Shqipëri, ku të rinjtë janë ngritur në protesta dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në fjalën e saj në Parlamentin Evropian, ku u prezantua progres raporti për Shqipërinë, ajo bëri thirrje që zëri i protestuesve të dëgjohet dhe të rinjtë të mos lihen vetëm.
Ajo deklaroi se të rinjtë që kanë dalë në rrugë për të kërkuar një vend të lirë, pa korrupsion, ku të kenë mundësi të studiojnë dhe të punojnë me dinjitet.
Salis akuzoi qeverinë shqiptare se në vend që të dëgjojë të rinjtë, ka zgjedhur represionin dhe gazin lotsjellës.
“Një Shqipëri ka shumë zëra që nuk janë dëgjuar. Të rinjtë që kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, ku ata mund të studiojnë e punojë me dinjitet. Këta njerëz përfaqësojnë pjesën e Shqipërisë që bëjnë fushatë për të mbrojtur Shqipërinë me një mesazh të fortë, Shqipëria nuk është për shitje, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionim, gazin lotsjellës duke abuzuar me pushtetin.
Tani propozimi ka ardhur që protestuesit të paguajnë gjoba deri në 5 mijë euro. Të mos i lemë këta të rinj vetë, lufta e tyre është lufta e juaj. Situata duhet të përmirësohet, pra ti dëgjojmë zërat e protestuesve në Shqipëri dhe ti japim atyre hapësirë”, deklaroi eurodeputetja.