E Hënë, 2 Nëntor 2026

Temperatura deri në 35 gradë Celsius, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Këtë të premte (18 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira përgjatë maleve, kryesisht në veri dhe jug nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 6-10 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Temperaturat në vend

Bajram Curri 14 deri në 28 gradë Celsius

Kukës            16 deri në 29 gradë Celsius

Peshkopi        15 deri në 29 gradë Celsius

Shkodër        20 deri në 34 gradë Celsius

Lezhë             19 deri në 34 gradë Celsius

Durrës           19 deri në 34 gradë Celsius

Tiranë            21 deri në 34 gradë Celsius

Elbasan         20 deri në 35 gradë Celsius

Berat             18 deri në 34 gradë Celsius

Fier                21 deri në 34 gradë Celsius

Korçë            17 deri në 31 gradë Celsius

Gjirokastër  17 deri në 35 gradë Celsius

Vlorë           19 deri në 33 gradë  Celsius

Sarandë       20 deri në 33 gradë Celsius

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›