E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentoi të kontrabandonte 37 steka me cigare elektronike në Portin e Durrësit, arrestohet 59-vjeçari

Një rast kontrabandimi i cigareve elektronike është zbuluar në Portin e Durrësit. Gjatë kontrollit të mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë, policia arrestoi shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë kontrollit të kamionit që ai drejtonte, u konstatuan të fshehura 37 steka me paketa cigare elektronike, të cilat dyshohet se po tentoheshin të kontrabandoheshin jashtë vendit.

Policia ka sekuestruar stekat e cigareve elektronike, një telefon celular si dhe kamionin në të cilin ishin fshehur mallrat.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›