Dode: Projektligji i PS-së për Gërdecin mbeti në sirtar
Deklarata është bërë në senacën plenare të radhës në Kuvendin e Shqipërisë, që ka nisur punën me diskutimet e lira.
“Është turp që ende zvarritemi në masat për gjendjen në Gërdec. Korrupsioni ka zënë për fyti maxhorancën dhe qeverinë”- ka thënë ajo.
Dade ka bërë një paralelizëm me ngjarjen e ndodhur vetëm pak kohë më parë në Tokio, duke kujtuar masat urgjente që mori qeveria e atjshme, natyrisht duke larguar nga puna njerëzit përgjegjës.
Sipas saj, parlamenti sot gjendet në një gjendje të vështirë, ndërkohë që nuk duhet të shpiken mekanizma ligjore, sepse ato ekzistojnë. Për këtë, sipas dades, mjafton vullneti politik që duket i munguar nga maxhoranca e sotme.
“Qëndrimi justifikues i maxhorancës për tragjedinë e ndodhur është i pafalshëm, mungesa e masave që duhet të merreshin me kohë është e pafalshme”- tha ajo në fjalën e mbajtur.