Tradita e lules së Krishtlindjes, zgjedhja më e dashur për dekorin e festave

Në prag të festave të fundvitit, një nga simbolet më të spikatura që zbukuron shtëpitë është lulja e kuqe e Krishtlindjes. Kjo lule me petalet e saj të ndezura po kërkohet gjithnjë e më shumë nga ata që preferojnë dekorin natyral.
Ky lloj lulesh ka ardhur fillimisht nga jashtë, por tani kultivohet në Shqipëri. Ka hyrë në modë dhe është tregtuar vazhdimisht për më shumë se 10 vjet.
“I marrin për festa, për mbarevjatje,” tha luleshitësi Merxhan Krruçi.
Njihen si lule sezonale, por jetëgjatësia e tyre ndryshon sipas kujdesit që iu jepet. Me afërsinë e festave, kjo lule përdoret gjithnjë e më shumë në ambiente të ndryshme, por preferohet edhe si dhuratë.
“Janë blerë edhe për dekor shtëpie, i vendosin afër bredhave dhe për dhurata,” shtoi ai.
Lulja e Krishtlindjes mbetet një ndër blerjet më të dashura të sezonit, duke sjellë atmosferë festash në çdo ambient. Me pak kujdes dhe ndjekje të këshillave të floristëve, ajo mund të qëndrojë e freskët dhe e bukur për një kohë të gjatë.
Gazetare: Blerta Cina
/rtsh.al/