E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjike në Itali, 19-vjeçari italo-shqiptar humb jetën pasi u përplas nga treni, tragjedia para syve të miqve

Një 19-vjeçar italo-shqiptar ka humbur jetën pasi u godit nga treni në staconin Cesate në periferi të Milanos.

Sipas mediave vendase, i riu po përpiqej të kalonte shinat, për tu bashkuar me miqtë e tij që ishin në anën e kundërt të platformës së trenit.  Ai ndoshta nuk e pa trenin që po vinte ose ndoshta e pa nga larg dhe mendoi se mund t’ia dilte.

Por nuk ishte kështu. Gjithçka ndodhi në pak sekonda. Ai u godit dhe u vra nga një tren i Malpensa Express që ishte nisur nga Milano.

19-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit u përballën me një skenë të tmerrshme, ata e nxorën trupin tërësisht të shqyer nga ingranazhet.

Shoferi i trenit dhe miqtë e tij që po e prisnin në anën tjetër të stacionit u tronditën. Policia hekurudhore e Milanos gjithashtu mbërriti në vendngjarje dhe filloi hetimet e saj.

Hetuesit po shqyrtojnë dëshmitë e miqve dhe imazhet nga kamerat e sigurisë së stacionit./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›