E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tregu i Rusit në Shkodër, Rama: Në dhjetor tregtarët do të kthehen në një ambient tërësisht të rilindur

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Në Shkodër është drejt përfundimit tregu i rilindur i Rusit, i cili do të ketë standarde të larta dhe kushte dinjitoze tregtimi dhe shërbimi ndaj banorëve.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga tregu i Rusit, i cili pritet të hapet në muajin dhjetor.

“Në tregun e Rusit në Shkodër, ka nisur vendosja e tryezave për tregtarët. Po punohet shpejt për të bërë të mundur që në dhjetor t’u krijojmë mundësinë tregtarëve të kthehen në vendet e tyre në një ambient tërësisht të rilindur”, tha Rama.

Ky treg është ndërtuar nga një bashkëfinancim i bashkisë Shkodër me Agjencinë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (AZHBR).

Me anë të këtij projekti po bëhet e mundur ndërhyrja në sistemimin e sheshit, ndërtimi i mbulesës së markatës, ndriçimi i tregut, ndërtimi i moduleve të reja për tregtarët ambulantë, përmirësimi i kushteve të tregtimit dhe ruajtja e produkteve deri në tavolinën e konsumatorit.

Punimet në tregun Rusit në Shkodër 1 nga 10

/k.s/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›