E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Trump do vijojë programin e tij”, Shala: Duhet t’i japë zgjidhje konfliktit me Iranin, politika e jashtme…

schedule21:52 - 4 Nëntor, 2026

Analisti Xhavit Shala tha se humbja e dy dhomave të Kongresit do t’ia vështirësojë punën Trump dhe do të ketë kosto për Partinë Republikane në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas tij, Trump nuk pritet të tërhiqet nga programi politik, por do të vijojë kursin e nisur, veçanërisht në politikën e jashtme. Shala theksoi se presidenti amerikan duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe bindëse për konfliktin me Iranin.

“ Faturën tashmë e paguan Partia Republikane në fushatën zgjedhore, me humbjen e dy dhomave. Do t’ia vështirësojë Trump-it punën, por, duke marrë parasysh modelin e tij në politikë dhe përgatitjet që ka bërë për vazhdimin e programit politik, është pak të mendosh se do të bëjë një tërheqje. Ai do të vijojë programin ashtu siç e kishte nisur në fillim, sidomos me politikën e jashtme.

Ai do t’i japë një zgjidhje konfliktit me Iranin. Nëse nuk jep një zgjidhje bindëse dhe të shpejtë, duhet të gjejë një mënyrë tjetër. Një rrezik tjetër është që Trump problemet e brendshme mund t’i shkarkojë edhe në raportet ndërkombëtare, sepse kjo është kompetencë e tij.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›