E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turi i diasporës, Rama sot me shqiptarët e Londrës

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në Londër një takim me shqiptarët e Britanisë së Madhe.

Takimi organizohet në kuadër të turit të bashkëbisedimit me diasporën. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 me orën lokale.

Rama një ditë më parë ndau dhe pamje nga salla ku do të zhvillohet edhe takimi.

“Gati shqipe, ready to go!”, ishte mesazhi i kryeministrit.

Takimi do të zhvillohet në sallë “The Cooper Box, Queen Elizabeth Olympic Parc”.

Pas dakordësisë të arritur mes palëve politike, për herë të parë shqiptarët e diasporës pritet të votojnë në pranverën e vitit të ardhshëm në zgjedhjet parlamentare.

Ky takim i kryeministrit Rama në Londër vjen pas atij të Selanikut në 3 Nëntor dhe turit me shqiptarët e Nju Jorkut në fund të muajit Tetor.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›