E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vengu viziton Varrezën Kombëtare të Arlingtonit: Kujtesë për sakrificën e çdo dëshmori

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, në vijim të vizitës së tij në SHBA, vizitoi sot Varrezën Kombëtare të Arlingtonit, në Virginia.

Ministri u shpreh se “detyra e kujtesës përbën hapin e parë të nderimit të sakrificës së çdo dëshmori”.

“Në Varrezën Kombëtare të Arlington, ku heshtja dhe respekti shoqërojnë çdo përkujtim të mbi 400 mijë të rënëve që prehen këtu. Detyra e kujtesës përbën hapin e parë të nderimit të sakrificës së çdo dëshmori”, u shpreh Vengu.

Në këtë vizitë, Vengu shoqërohej nga ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.

Në kuadër të vizitës në SHBA, Vengu ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të mbrojtjes, ku ka diskutuar edhe mbi instrumentet financiare të SHBA-ve për mbrojtjen, që pritet të hapin një kapitull tjetër strategjik me aleatët amerikanë.

1 nga 11

/m.m/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›