Përfundon bazamenti i fushës së re pranë stadiumit “Niko Dovana”

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Punimet për ndërtimin e fushës së re të futbollit pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës po hyjnë në fazën përfundimtare.
Pas përfundimit të bazamentit, në ditët në vijim pritet të nisë shtrimi i tapetit sintetik, duke i dhënë jetë një investimi të rëndësishëm të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).
Ky projekt realizohet në bashkëpunim me klubin e Teutës, i cili ka marrë përsipër punimet e bazamentit, ndërsa FSHF do të financojë tapetin sintetik, sistemin e vaditjes dhe pajisjen e fushës me porta dhe flamuj.
Ky investim ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës sportive në qytetin e Durrësit, duke krijuar kushte më të mira për stërvitjen dhe zhvillimin e futbollistëve.
Federata vijon gjithashtu angazhimin e saj për zhvillimin e fusha futbollit në qytete të tjera të vendit, duke kontribuar në forcimin e infrastrukturës sportive dhe promovimin e futbollit në të gjitha nivelet.
1 nga 3/gj.m/j.p/