E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA paralajmëron për një sulm të “afërt” të Hamasit ndaj civilëve në Gaza

UASHINGTON, 19 tetor /ATSH-DPA/- Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) paralajmëroi dje në mbrëmje për rrezikun e një sulmi “të afërt” nga grupi militant islamik “Hamas” ndaj civilëve palestinezë në Gaza.

“Ky sulm i planifikuar kundër civilëve palestinezë do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes së armëpushimit dhe do të minonte progresin e rëndësishëm të arritur nëpërmjet përpjekjeve të ndërmjetësimit”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit.

SHBA-ja tha se kishte informuar fuqitë garantuese të planit të paqes në Gaza në lidhje me “raportet e besueshme”.

Faza e parë e planit të paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Izraelit dhe Hamasit është ende në proces – e cila përfshin armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve dhe të burgosurve.

“Nëse Hamasi vazhdon me këtë sulm, do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›