UELLINGTON – Zelanda e Re shqyrton njohjen e shtetit palestinez

UELLINGTON, 11 gusht /ATSH/ – Zelanda e Re po shqyrton njohjen e shtetin palestinez, tha sot ministri i Jashtëm, Winston Peters, sipas “Reuters”.
“Kabineti i kryeministrit Christopher Luxon do të marrë një vendim formal në shtator dhe do të paraqesë qasjen e qeverisë në Javën e Udhëheqësve të OKB-së”, tha ai.
Peters tha se ndërsa disa nga partnerët e ngushtë të Zelandës së Re kishin zgjedhur të njihnin shtetin palestinez, Zelanda e Re kishte një politikë të jashtme të pavarur.
“Ne synojmë ta peshojmë çështjen me kujdes dhe më pas të veprojmë sipas parimeve, vlerave dhe interesit kombëtar të Zelandës së Re”, tha Peters në një deklaratë.
Qeveria do te vleresoj nëse po bëhet progres i mjaftueshëm drejt bërjes së territoreve palestineze një shtet i qëndrueshëm dhe legjitim që Zelanda e Re të jepte njohje.
Qeveria do të vlerësojë nëse po bëhet progres i mjaftueshëm drejt shndërrimit të territoreve palestineze në një shtet të qëndrueshëm dhe legjitim që Zelanda e Re të japë njohje.
“Zelanda e Re ka qenë e qartë për njëfarë kohe se njohja e shtetit palestinez është çështje kohe”, shtoi Peters. //a.i/