UKRAINË – Rute viziton Kievin pas sulmeve ruse

KIEV, 3 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, viziton sot Kievin, pas sulmeve të rënda ruse mbi kryeqytetin ukrainas.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi në rrjetet sociale foto të tij dhe Rutte duke vizituar Sheshin e Pavarësisë në Kiev për të vendosur kurora në nder të ushtarëve ukrainas të vrarë në konflikt, që po afrohet në përvjetorin e tij të katërt.
“Mirënjohje e përjetshme për sakrificën e tyre dhe për mbrojtjen e vendit”, shkroi Zelensky.
“Është detyra jonë të ruajmë kujtimin e heronjve tanë të rënë në luftë”, shtoi ai.
Vizita e sekretarit Rutte erdhi ndërkohë që ministri ukrainas i Energjisë, Denys Shmyhal, akuzoi Moskën për përpjekje për “gjenocid dimëror”, gjatë sulmeve të mëdha ndaj infrastrukturës energjetike të vendit, duke i dhënë fund një pezullimi disaditor.
Shmyhal tha se Rusia përdori raketa balistikedhe dronë, për të goditur objektiva civile, përfshirë centrale termike dhe ndërtesa të larta.
Ai i përshkroi sulmet si përpjekje të qëllimshme për të lënë civilët pa ngrohje në të ftohtin ekstrem.
Në Kiev, temperatura parashikohej të arrinte sot minus 20 gradë Celsius..
Këto sulme ndodhën pavarësisht bisedimeve të planifikuara mes përfaqësuesve ukrainas dhe rusë, të cilat do të zhvillohen sot dhe të enjten në Abu Dabi, nën ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara Amerikës./ /Ad.Ab./ a.jor.