E Martë, 3 Nëntor 2026

VENECIA – Dasma e miliarderit Jeff Bezos bllokon qytetin lagunar

VENECIA, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Disa pjesë të Venecias janë shpallur ”zonë e kufizuar trafiku” dhe kjo për të pritur dasmën e miliarderit amerikan, Jeff Bezos.

Qarkullimi i anijeve është ndaluar në kanalet përreth kishës së manastirit ”Madonna dell’Orto”, ku eventi i madh do të fillojë sonte.

Këmbësorëve do t’u ndalohet hyrja në zonë duke filluar nga pasditja.

Personeli i sigurisë do të bllokojë gjithashtu hyrjen në pjesë të tjera të qytetit, siç është ishulli i San Giorgio përballë Piazza San Marco, ku ceremonia e dasmës do të zhvillohet të premten.

Themeluesi 61-vjeçar i ”Amazon” dhe gruaja e tij e ardhshme Lauren Sánchez, 55 vjeçe, po qëndrojnë në hotelin luksoz ”Aman” në Canal Grande, një nga hotelet më të shtrenjta në qytetin italian të lagunës.

Ata përshëndetën paparacët që prisnin dhe shumë kalimtarë të tjerë me të mbërritur.

Masat e sigurisë janë të rrepta për shkak të shqetësimeve për sulme pas luftës në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu për shkak të disa protestave të njoftuara më parë.

Qyteti, i cili shpesh mirëpret më shumë se 100 000 turistë në ditë, është jashtëzakonisht i mbushur me policë dhe personel ushtarak.

Thuhet gjithashtu se edhe disa snajperë janë të vendosur në disa çati.

Ndërkohë, u njoftua se Bezos, një nga njerëzit më të pasur në botë me një pasuri neto të vlerësuar prej 220 miliardë dollarësh, do të dhurojë dy milionë euro shtesë (2,3 milionë dollarë) për disa institucione veneciane.

Media raportoi se mysafirëve iu kërkua gjithashtu të përmbaheshin nga dhënia e dhuratave çiftit dhe në vend të kësaj të dhuronin para për restaurimin e Venecias./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›