ATHINË – Greqia vendos taksë shtesë për anijet turistike

ATHINË, 26 qershor /ATSH-DPA/- Anijet turistike do të duhet të paguajnë nga e diela një taksë prej 5 eurosh (5,85 dollarë) për person kur vizitojnë ishujt grekë, duke u rritur në 20 euro për destinacionet popullore të Mikonosit dhe Santorinit, tha sot Ministria e Turizmit.
“Taksa do të vendoset nga 1 korriku deri më 30 shtator dhe do të ulet gjatë jashtë sezonit turistik dhe gjatë dimrit”, tha ministria.
Sipas ministrisë, taksa nuk ka për qëllim të dekurajojë vizitorët pasi numri i turistëve në ishuj pritet të mbetet i lartë.
Fondet e mbledhura do të investohen në projekte që mbështesin turizmin e qëndrueshëm, duke përfshirë modernizimin e porteve dhe infrastrukturës – në mënyrë që të reduktohen vonesat dhe të ofrohet një udhëzim më i mirë rreth ishujve.
Qeveria gjithashtu synon të promovojë anijet më të vogla turistike.
Ministria vlerëson se taksa e re do të mbledhë rreth 50 milionë euro. //a.i/