E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Fyerje dhe kërcënime, ish presidentin e Francës nuk e lenë rehat as në burg

Një video virale, që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon momentin kur ish-presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, bëhet shënjestër kërcënimesh nga “kolegët” e tij në burg, pavarësisht masave që janë marrë.

Të burgosurit dëgjohen teksa i bërtasin duke i bërë kërcënime të ndryshme për të mos e lejuar të flejë gjatë natës.

Të burgosur thërrasin emrin e tij gjatë natës, e fyejnë dhe e kërcënojnë.

Sarkozy, i cili ka qenë president në periudhën 2007-2012, do të qëndrojë në burgun La Sante në një qeli prej 9 metrash katrorë.

Ai u dënua me 5 vite burgim pasi u shpall fajtor se ka komplotuar për të financuar fushatën e tij zgjedhore me paratë e ish diktatorit të Libisë, Muammar Gaddafi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›