Video e frikshme/ Punëtorët mbi skela shohin ndërtesën poshtë tyre të goditet nga një raketë

Punëtorët kinezë, të cilët qëndronin në lartësi në një ndërtesë në ndërtim e sipër në Tel Aviv, mbetën të shokuar teksa panë një raketë iraniane të godiste një godinë aty pranë.
Videot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë tym të zi të dendur që dilte nga ndërtesa. Në të njëjtën kohë, në bazën e saj shihet një zjarr, ndërsa dëgjohen punëtorë në panik.
Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, skena plotësohet nga tingulli i sirenave në zonë që u aktivizuan për shkak të impaktit.