E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau 42-vjeçarin për shkak të kalit/ Lihet në burg autori: Ndodhi në gjaknxehtësi, i kërkoj falje familjarëve

Gjykata e Shkallës së parë Berat shqyrtoi sot vendimin për masën paraprake të vrasësit Kastriot Oxhaj (alias Kristo Mema).

Mbi 63-vjeçarin u vendos masa e sigurisë “arrest me burg”.

Mbi të rëndon akuza e vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i kodit Penal dhe neni 228 vijues i Kodit te Procedurës Penale.

Gjatë seancës, Oxhaj shprehu pendesë për krimin duke u shprehur se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër ndërsa u kërkoi falje familjarëve të viktimës.

Si ndodhi ngjarja?

42-vjeçari, Keli Hoxha erdhi të martën me familjen për të vizituar kalanë e Beratit, por u vra nga Kristo Mema në sy të fëmijëve se i preku kalin.

Gjatë marrjes në pyetje në Polici, autori Kristo Mema ka fajësuar viktimën se i ka shqetësuar kalin pasi i kishte thënë se e kishte të acaruar në atë moment. Me thikën të vendosur në samar, ka goditur 42-vjeçarin që ndodhej në praninë e dy fëmijëve, bashkëshortes edhe nënës.

Pasi ka kryer aktin, autori zbriti në banesën e tij, një lagje poshtë kalasë ku siç e shihni nga pamjet ka lidhur kalin. Mori disa ushqime dhe u largua drejt shpellës së Memecit ku u fsheh për 4 orë e më pas u gjet nga forcat e policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›