Xhulian Rrudho provë me Lodz në Poloni
Sulmuesi Xhulian Rrudho mund të jetë një nga lojtarët e rinj të Lodz në kampionatin polak të futbollit.
Tratativat janë ende në fazën e kontakteve, ndërkohë që për ish-sulmuesin e Kievos, klubi polak ka gati ofertën financiare. Lajmi pohohet për Albania-sport nga burime pranë menaxherit Rudi Vata, i cili pas transferimit të suksesshëm të kosovarit me banim në Australi, Labinot Haliti, po kujdeset edhe për sulmuesin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë. Sulmuesi nga Divjaka, i cili më parë ka luajtur edhe për Ankonën, do të testohet për disa ditë pranë Lodz, një ekip që gjithmonë pretendon zonën evropiane. 20-vjeçari Rrudho vazhdon të kërkohet nga skuadra të Serisë B në Itali, por një burim konfidecial pohoi për Albania-sport se për sulmuesin interesohet edhe Livorno, ku sezonin e kaluar u aktivizua Bogdani. Vetë sulmuesi ka pranuar se kërkon një ekip ku te luaj titullar dhe jo të qëndrojë në stol.