E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Serbia të jetë konstruktive me Kosovën

Në Bruksel u takuan dje përfaqësues të lartë të BE-së, NATO-s, OKB-së, OSBE-së, ku diskutuan për Kosovën. 

Bashkëpunimi i faktorëve ndërkombëtarë dhe rritja e bashkëpunimit mes këtyre faktorëve, veçanërisht KFOR-it, UNMIK-ut dhe misionit EULEX, ishte në qendër të takimit. Në diskutime morën pjesë përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe Siguri Havier Solana dhe shefi i NATO-s, Jap de Hop Shefer. Ndërkohë BE i ka kërkuar Serbisë të luajë një rol konstruktiv në përpjekjet evropiane për stabilizimin e Kosovës. Kërkesa, sipas agjencisë "Reuters" do të bëhet edhe zyrtarisht në takimin e javës së ardhshme të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së. "Këshilli shpreh pritshmërinë që qeveria e re serbe do të shtyjë përpara marrëdhëniet pozitive me BE në dhe vendet anëtare për të zhvilluar një qasje konstruktive sa i përket përpjekjeve të Bashkimit Evropian, për të kontribuar në paqen dhe stabilitetin në Ballkan", citohet nga "Reuters" propozim-deklarata e BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›