Karamanlis: S’kemi maqedonas, çështja në BE
Kryeministri grek Kostas Karamanlis i ka kthyer përgjigje zyrtare kërkesës së kryeministrit Gruevski, ku ky i fundit si kusht për mbarëvajtjen e negociatave të emrit mes dy vendeve, kërkon që
Greqia të njohë pakicën maqedonase atje. Letra e Gruevskit ka shkaktuar një reagim mjaft të ashpër në arenën politike greke, të cilët e vlerësuan atë si përpjekje për të shkatërruar procesin e negociatave të emrit. "Në Greqi nuk ka pakicë maqedonase, asnjëherë nuk ka pasur dhe çdo konfirmim tjetër është absolutisht i pabazë dhe nuk i përgjigjet realitetit historik në rajon", tha kryeministri grek pas letrës së Gruevskit, në të cilën ai këmbëngul për njohjen e pakicës maqedonase në Greqi. Lidhur me çështjet për pronësi të ngritura nga Gruevski, Karamanlis konsideron se zgjidhja e tyre duhet të kërkohet përmes rrugës gjyqësore dhe kjo vetëm përmes Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Kryeministri grek përmend se vendi i tij ka marrë angazhim që në 15 vitet e fundit, në kuadër të OKB-së dhe në pajtim me rezolutën 817 të Këshillit të Sigurimit, të negociojë me Maqedoninë për zgjidhjen e kontestit me emrin, i cili sipas tij "... duhet të zgjidhet në dobi të ruajtjes së marrëdhënieve të qeta të fqinjësisë së mirë". Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, tha se korrespondencën e letrave mes dy vendeve do ta dërgojë në Këshillin e Sigurimit të OKB. Bakojanis i ka nisur një letër ministrit të Jashtëm francez, Bernard Kushner (presidenca e BE), Olli Rehn (komisionerit të zgjerimit dhe Ban Ki Mun, kreu i OKB-së. "Historia i vlerëson udhëheqësit sipas mënyrës se si ata ngjiten në shkallën e sfidave dhe si i ndërmarrin përgjegjësitë", shkruan Karamanlis.