Lorik Canës i humb durimi: Dua një trofe
Olimpiku i Marsejës po përgatitet me ambicie të mëdha për këtë sezon, duke pasur si synim një trofe në kompeticionet franceze të futbollit, kampionat e kupë, si dhe të arrijë fillimisht në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
"Ky është sezoni im i katërt te Marseja dhe qëllimi im këtë vit është të fitoj një trofe, cilido qoftë ai", - thotë kapiteni i Marsesjës, shqiptari Lorik Cana për faqen zyrtare të UEFA-s. Cana ka humbur dy finale të Kupës së Francës në tri vitet e fundit, dhe kërkon të fitojë një trofe. Marseja ka fituar Kupën Intertoto 2005 e 2006, por ato shërbejnë si një garniturë e vogël kënaqësie. Cana pohon se qëllimi i parë i klubit të tij është kalimi i turit të tretë kualifikues dhe pjesëmarrja në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, nuk morri pjesë as në stërvitjen e së premtes paradite, për shkak se ndjente dhimbje në gju.