Zelensky: Me SHBA përmirësuam marrëveshjen e Gjenevës

Volodymyr Zelensky deklaroi në rrjetet sociale se ka marrë një raport të detajuar nga delegacioni i tij pas përfundimit të takimeve në Shtetet e Bashkuara. “Puna u krye mbi bazën e dokumentit të Gjenevës, dhe ky dokument u përmirësua më tej”, tha ai. Lideri ukrainas shtoi se ekipi i tij ka biseduar me delegacionin amerikan për të “garantuar sigurinë nga sulmet ruse” në rast se Moska tërhiqet nga një marrëveshje e mundshme e armëpushimit.