Zhvlerësohet leku ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku u zhvlerësua në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u këmbye me 83,76 lekë ose 0,17 lekë më shumë se ditën e hënë. Euroja u forcua lehtë me 0,02 lekë dhe këmbehet me 96,03 lekë.
Ndërsa paundi britanik dhe franga zvicerane u forcuan sot respektivisht me 0,06 lekë dhe 0,21 lekë, duke u këmbyer në kuotat 110, 65 lekë dhe 104,67 lekë.
Banka e Shqipërisë vlerëson se këto luhatje reflektojnë zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe faktorët ekonomikë të brendshëm, përfshirë nivelin e kërkesës për valutë, remitancat dhe aktivitetin tregtar, duke pasqyruar ndikimin e këtyre dinamikave mbi kursin e monedhës kombëtare.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar Amerikan | USD | 83.76 | +0.17 | |
| Euro | EUR | 96.03 | +0.02 | |
| Poundi Britanik | GBP | 110.65 | +0.06 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 104.67 | +0.21 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 52.47 | +0.11 | |
| Dollari Australian | AUD | 57.41 | +0.16 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 60.07 | -0.01 | |
| Korona Suedeze | SEK | 8.77 | -0.02 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 8.56 | +0.03 | |
| Korona Daneze | DKK | 12.86 | +0.01 | |
| SDR | SDR | 113.73 | +0.16 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 381417.07 | +2,941.61 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 6095.32 | +179.66 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 12.13 | +0.03 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 12.12 | +0.03 | |
| Lira Turke | TRY | 1.88 | 0.00 | |
/r.e/