E Premte, 6 Nëntor 2026

Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të mëdha bimësh medicinale

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule14:37 - 6 Nëntor, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë pranë qytetit të Mamurrasit, ku po digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale.

Flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e magazinës, duke krijuar një situatë të vështirë për ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Kurbinit, të cilat po punojnë për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›