Zjarr në ish-fushën e mbetjeve në Vlorë, ndërhyjnë zjarrfikëset

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkurë në ish-pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane brenda qytetit të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë zonën ku më herët depozitoheshin mbetjet, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe shuarjen e zjarrit.
Edhe pse prej më shumë se tetë muajsh mbetjet e qytetit depozitohen në Landfillin e Sherishtës, ish-fusha e mbetjeve është përfshirë sërish nga flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të kryejnë verifikimet përkatëse.
/rtsh.al/