E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier, flakët pranë ish-Azotikut, ndërhyrje e menjëhershme e zjarrfikësve

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme vendgrumbullimin e mbeturinave në lagjen Drizë, në qytetin e Fierit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë krijuar një situatë të rrezikshme, pasi janë afruar shumë pranë zonës së njohur si ish-Azotiku, ku ndodhen disa struktura të vjetra industriale.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka nisur punën për neutralizimin e zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Aktualisht, ekipet po punojnë për të vënë situatën nën kontroll.

Shkaqet e rënies së zjarrit nuk janë ende të qarta.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›