Zonja e Parë, Teuta Topi ka dërguar një mesazh urimi për nënat, gratë dhe vajzat kosovare.
Tiranë, më 21 shkurt 2008
Të nderuara Znj. Sejdiu, Znj.Thaçi, Znj.Krasniqi,
Zonja të nderuara të Parlamentit te Kosoves, Znj.Kelmendi, Znj. Brovina, Zonja të mbijetuara të familjes Jashari, gra, motra dhe vajza Kosovare,
Ju uroj me gjithë zemër, në emër të të gjitha nënave, grave, motrave dhe vajzave Shqiptare: “Gëzuar Ditën e Madhe të Pavarësisë së Kosovës”!
Mendoj se ju takon JU ky urim i madh më shumë se kujtdo tjetër, sepse ishit Ju ato që i dhuruat dhe i falët arritjes së kësaj dite të madhe, gjakun tuaj, atë të burrave, djemve dhe vajzave tuaj, dhe arritët të mbijetonit duke e kthyer këtë dhimbje në forcë, guxim, trimëri, tolerancë dhe frymëzim, për të ecur përpara.
Unë jam e bindur, se roli juaj do të jetë i pazëvendësueshëm në rizgjimin e shoqërisë si dhe në rimëkëmbjen dhe rindërtimin e vendit.
Gjithashtu jam shumë e bindur se misioni juaj do të jetë i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm në ngritjen e institucioneve, konsolidimin dhe demokratizimin e tyre, me një frymë të re europiane, frymë të cilën ju dini më mirë se kushdo tjetër, që me shumë durim dhe qetësi t’ia transmetoni dhe kultivoni shoqërisë suaj.
Është ky një virtyt që Zoti ia ka dhuruar Qënies Grua, por me sa duket, kjo cilësi, është më e theksuar tek gratë shqiptare. Këtë gjë unë e pashë dhe e kuptova në sytë e të gjitha grave dhe vajzave kosovare, sy të cilët nuk ishin më të mbushur me lotët e dhimbjes dhe të hidhërimit për njerëzit e tyre të humbur, por sy të mbushur me dritën e shpresës dhe të gëzimit për të mbajtur premtimin ndaj ëndrrës së tyre, për të ecur përpara, për të kryer detyra të mëdha, për zhvillimin e vendit dhe të ekonomisë kosovare, për ta bërë atë një vend dinjitoz dhe të civilizuar drejt familjes së përbashkët europiane.
Unë personalisht besoj shumë, megjithëse misioni juaj është i vështirë, por ai njëkohësisht është shumë i bukur dhe fisnik, sepse do t'i japë më shumë kuptim jetës suaj. E mendoj dhe e shpreh këtë, se një nga detyrat më kryesore dhe të rëndësishme, për ne gratë, është edukimi dhe përgatitja e brezit të ri, i cili do t’i shërbejë të ardhmes së vendit.
Në përfundim të këtij mesazhi urimi, unë dua që t’ju shpreh edhe një herë “Gëzuar Pavarësinë”, suksese të mëtejshme në misionin tuaj tepër fisnik, si dhe t’ju Uroj me gjithë zemër, paraprakisht, të gjitha nënat, gratë dhe vajzat kosovare:
“Gëzuar 8 Marsin e Parë në Kosovën e Pavarur”!
Me dashuri dhe respekt,
Teuta T O P I