Presidenti Topi ngushëllon familjarët e ish-Presidentit slloven, Janez Drnovshek.
25 shkurt 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të ish-Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Janez Drnovshek, në të cilin thuhet: “Me hidhërim mësuam lajmin e ndërrimit jetë të Presidentit Drnovšek. Në emër të shtetit shqiptar dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta!
Në këto momente, ne ndajmë me ju dhimbjen e humbjes, por edhe vlerësimin tonë për Presidentin Drnovšek, për përvojën e aktivitetin e tij, si dhe rolin pozitiv në pavarësimin e Sllovenisë nga Jugosllavia, duke lënë gjurmë brenda vendit të tij dhe në arenën ndërkombëtare.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij!”