E Diel, 1 Nëntor 2026

- Familja e Kryeministrit në shenjë solidariteti ka derdhur në llogarinë bankare me nr.4072 në Bankën e Kursimeve, një shumë prej 1 milionë lekë (të reja), e cila do të përdoret nga autor

- Familja e Kryeministrit në shenjë solidariteti ka derdhur në llogarinë bankare me nr.4072 në Bankën e Kursimeve, një shumë prej 1 milionë lekë (të reja), e cila do të përdoret nga autoritetet lokale në dobi të familjeve më në nevojë të minatorëve të prekur nga ngjarja tragjike -

Jam përpara Jush për t'ju informuar mbi vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave që lidhet me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Minierën e Selenicës.

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për trajtimin financiar të familjeve të minatorëve që humbën jetën dje në punë, në Minierën e Bitumit Selenicë, si dhe minatorëve të aksidentuar në këtë ngjarje.

Secilës prej familjeve të minatorëve që humbën jetën Këshilli i Ministrave vendosi t'u akordojë shumën 2.5 milionë lekë (të reja).

Po ashtu, Këshilli i Ministrave vendosi të akordojë shumën prej 1.5 milionë lekë (të reja) per secilin nga minatorët të cilët u plagosën rëndë ditën e djeshme.

Ndërsa për minatorët që patën dëmtime të shëndetit u jepet shuma 1 milion lekë (të reja) për çdonjërin prej tyre.

Trajtimi financiar i akorduar, do të vihet në dispozicion të familjeve të minatorëve sipas të gjtha proçedurave ligjore për trajtimin në rast fatkeqësish.

Njëkohësisht, ju informoj se familja e Kryeministrit në shenjë solidariteti kanë derdhur në llogarinë bankare me nr.4072, të hapur nga Banka e Kursimeve, një shumë prej 1 milionë lekë (të reja), e cila do të shkojnë në favor të Bashkisë Selenicë për t'u përdorur nga autoritetet lokale në dobi të familjeve më në nevojë të minatorëve të prekur nga ngjarja tragjike e djeshme.

Me këtë rast nëpërmjet jush informoj të gjithë faktorët e sensibilizuar në këtë drejtim se autoritetet lokale mirëpresin kontribute të tjera.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›