E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mbremje, si i ftuar nderi, në 5 vjetorin e krijimit të kompanisë së sigurimeve Sigal. Kryeministri Nano ka uruar drejtuesit e Sigal për përvjetori

Kryeministri Fatos Nano mori pjesë sot në mbremje, si i ftuar nderi, në 5 vjetorin e krijimit të kompanisë së sigurimeve Sigal.

Kryeministri Nano ka uruar drejtuesit e Sigal për përvjetorin e 5-të të veprimtarisë së kësaj kompanie në tregun e sigurimeve, duke rikonfirmuar njëkohësisht rritjen e partneritetit të qeverisë me sipërmarrjen e ligjshme.

Me këtë rast Kryeministri Nano është shprehur:

"Të nderuar aksionerë të kompanisë së sigurimeve Sigal,

Zoti Përfaqësues i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit,

Të nderuar pjesëmarrës,

Është kënaqësi për mua të marr pjesë në përurimin e përvjetorit të 5-të të veprimtarisë konkuruese të kompanisë Sigal. U informova se mbrëmë keni shtuar dhe 2% të tregut, nga 29 në 31% të këtij tregu, një treg shumë i ekuilibruar, ku krahas kompanisë ende publike Insig me 27% , veprojnë dhe 4 kompani private me Sigalin në krye, Sigma me 26%, Intersig dhe Atlantis me rreth 18% midis tyre.

Besoj se ky është një rast për të rikonfirmuar partneritetin e qeverisë me sipërmarrjen e ligjshme, është një rast shumë i mirë pasi ky është një nga tregjet më të ekuilibruara, me të cilin qeverisë apo përgjegjësive të saj për administrim publik i pëlqen të konkurohet dhe të konkurohen dhe kompanitë e sigurimeve ende publike si Insig, që siç e dini është në rrugën e privatizimit me asistencën e partnerëve të rëndësishëm si IFC e BERZH, të të njëjtit nivel me disa nga aksionerët e Sigal, siç është Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve.

Jam këtu për të njohur nga afër dhe për të stimuluar treguesit tuaj të suksesit sipërmarrës, siç është kthimi në mbulim të riskut të sigurimeve të rreth 40% të primeve që mblidhni dhe për t'ju nxitur që të vazhdoni të jeni kompetitivë,
dhe do të mirëprisnim si qeveri shtrirjen tuaj, krahas partnerëve të tjerë, në fusha të tjera të sigurimit siç është sigurimi i jetës, pasi nuk besoj se shqiptarët kanë vetëm pasuri të patundshme për të siguruar apo të sigurta.

Përgëzime dhe u bëfshi 100 vjet!"

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›